Përkrah kombëtares
4Kor
2009
KUQEZINJET E JAKOVES-KZJ
PËRKRAH KOMBËTARES
Kuqezinjet e Jakoves përballë kësaj situate aktuale rreth kombëtares janë pozicionuar në kombëtaren shqiptare,që do të thotë se Shqiptarët e kanë një kombëtare shqiptare dhe se të gjithë duhet të përqëndrohemi rreth saj.Përndryshe KZJ- mendon se Kosova ka të drejtë të ketë përfaqsuese dhe e përkrahë atë,por të vetmen kombëtare KZJ beson fuqishëm se duhet t’a kemi është kombëtarja shqiptare.
Kuqezinjet e Jakoves –KZJ janë tifogrupi I parë nga Kosova që në mënyrë të organizuar udhëtuan me 2 autobusa për në Tiranë për të përkrahur kombëtaren shqiptare e cila luajti kundër Anglise dhe humbi me rezultat 1:3
KZJ-ishte në shumicen e lojërave që kombëtarja shqiptare I zhvilloj që nga 2001 e në raste individuale edhe para 2001.
KZJ ishte në shumë ndeshje e pranishme ku luajti kombëtarja shqiptare e ndër to ishin ndeshjet: Me Turqinë, Zvicren, Danimarken, Hollanden, Angline, Greqine, Maqedonine, Irlanden, Suedine etj.
KZJ- gjithmonë do të jetë në përkrahje të kombëtares shqiptare.
Kuqezinjet e Jakoves në të gjitha ndeshjet e kombëtares shpenzimet I mbulon vet në mënyra individuale, përvec kur ndonjë donator ofron ndihmë financiare.
KZJ informon të gjithë anëtarët e vet me kohë,kur ka organizime rreth kombëtares.
KZJ falenderon të gjithë ata sponsor që ndihmuan dhe vazhdojnë të ndihmojnë tifogrupin tonë.

