Klubi i futbollit Vëllaznimi – SQARIM
6Qer
2009
Kryesia e Klubit të Futbollit
V Ë L L A Z N I M I
Pas akuzave të shumta që u dëgjuan në mediumet elektronike lidhur me organizimin e ndeshjes K.F.”Vëllaznimi” – K.F.”Kosova”(Vushtrri), zhvilluar më 19.04.2009 në Gjakovë, për ate se disa përfaqësuesve të mediave (xhiruesë televiziv e gazetarë) iu janë kërkuar bileta në hyrje në stadium, Kryesia e K.F.”Vëllaznimi” jep këtë
S Q A R I M
Duke e vërejtur se në të kaluarën, po ka shpërputhje të madhe ndërmjet numrit të shikuesëve në stadium dhe numrit të biletave të shitura, që ishte shenj i sigurt se shumë veta hyjnë në stadium pa bileta, Kryesia e Klubit tonë, u ka dhënë urdhër kujdestarëve në dyerë, se “Askush nuk bënë të hyj në stadium pa biletë”. Kur është thënë kjo, nuk është menduar tek përfaqësuesit e mediave, sepse, është parapa që ata, siç e don rregulli, të hyjnë në stadium nga hyrja për përsona zyrtar e jo nga hyrjet e shikuesëve.
Mirëpo, si duket, në ndeshjen në fjalë, disa nga përfaqësuesit e mediave, kryesisht ata të mediave elektronike, për të arritur më lehtë deri te vendi prej nga bëhët xhirimi, e kanë parapëlqyer të hyjnë nga hyrja e paraparë për publik, në vend se këtë ta bëjnë nga hyrja zyrtare. Nga ana tjetër, kujdestarët në dyerë, duke e kuptuar bukvalisht urdhëresen tonë se askush nuk bënë të hyj në stadium pa biletë, u kanë shkaktuar probleme këtyre përfaqësuesve të mediave, për çka shprehim keqardhje. Edhepse, kujdestarët që ishin në dyerë, na kanë njoftuar se asnjëri nga ata nuk ka paguar biletë, nëse, megjithate ka ndodhur një gjë e tillë, atëherë i lusim të gjithë përfaqësuesit e mediave që kanë paguar biletë, që ta kthejnë ate në klub dhe do tua kthejmë të hollat.
Pra, siç shihet, fjala është për një mosmarrëveshje të paqëllimtë, e cila, në të ardhmen, me kujdesin e dyanshëm, nuk do të përsëritet. Megjithate, kujtojmë se kjo mosmarrëvëshje, siç shihet, e paqëllimtë, nuk do të ishte mirë të ndikon në vlerësimet joreale të rezultateve të Vëllaznimit. Fjala vjen, si mund të quhen rezultatet e klubit tonë në pranverë “të mjerueshme”(!) kur në 5 ndeshje (3 si mysafirë) nuk është pësuar asnjë humbje dhe janë arkëtuar 9 pikë (vetëm Flamurtari, Prishtina e Ulpiana kanë arkëtuar më shumë pikë në pranverë). Ose si mund të thuhet se Vëllaznimi në ndeshjen me Kosovën golin e fitores e ka shënuar në sekondat e fundit, kur goli është arritur në minutën 80!
Me bindje të plotë që bashkpunimii mirë i ndërsjell do të vazhdon edhe në të ardhmen, Ju përshëndesim dhe Ju dëshirojmë punë të mbarë.
Me respekt
Kryesia e Klubit të Futbollit “VËLLAZNIMI”.



0 Comments until now
Add your Comment!
You must be logged in to post a comment.