Kampionët e Italisë, Inter, kanë pësuar humbje në Giussepe Meazza kundër grekëve të Panathinaikos me rezultat 0-1.
Edhe pas kësaj humbje zikaltrit mbesin liderë të Grupit B me tetë pikë, ndërsa kundërshtari i tyre, Panathinaikos, pas kësaj fitoreje renditet në vendin e dyte me shtatë pikë, gjë që mund t’ia rrezikojë Interit pozitën e parë në grup në takimin e xhiros së fundit.
Të vetmin gol për mysafirët e shënoi Josu Sarriegi në pjesën e dytë, pasi Cesar e mbrojti goditjen me kokë të Goumas, por nuk arriti ta mbronte edhe gjuajtjen e Sarriegit dhe u mposht në minutën e 67-të.
Skuadra e portierit të Kombëtares Shqiptare Arjan Beqaj, Anorthosis Famagusta, e cila po ashtu bën pjesë në Grupin B, ka barazuar kundër skuadrës së Wrder Bremenit për ta mbajtur gjallë shpresën për një kualifikim të mundshëm në fazën ‘knockout’.




0 Comments until now
Add your Comment!
You must be logged in to post a comment.