Lorik Cana shenon
20Nën
2008
Lorik Cana ka shenuar nje gol te mrrekulueshem sot ne fitoren 2-0 te Marsejes perballe Zviceraneve te Neuchatelit. Nje minute para se te perfundonte pjesa e pare, Cana deportoi brenda zones dhe dribloi nje mbrojtes kundershtare, para se te godaste fuqishem duke e futur topin ne cepin e poshtem te portes midis portierit dhe shtylles pingule. Sipas komenteve te shtypit Françez, mesfushori i Kombetares Shqiptare u tregua mjaft inçiziv ne kete ndeshje, duke rrezikuar jo pak here porten kundershtare. Gjakovari kuqezi luajti 71 minuta para se te zevendesohej nga i riu Kabore. Si zakonisht, ne kete ndeshje, Cana mbante edhe shiritin e kapitenit.




0 Comments until now
Add your Comment!
You must be logged in to post a comment.