KUQEZINJET E JAKOVES, KZJ – HISTORIA

Kuqezinjet e Jakoves (KZJ) janë grup i organizuar i tifozeve të klubit futbollistik Vëllaznimi nga qyteti i Gjakoves.

Kuqezinjet edhe pse zyrtarisht të themeluar si grup i mirfilltë në vitin 1999 me të drejt konsiderohen vazhdimsi e gjeneratave të hershme simpartizeresh të cilet me pasion i qendruan pranë Vëllaznimit edhe ateher kur udhtohej në qytete të ish-Jugosllavis ku shqiptaret nuk ishin aspak të mirëpritur.
Ndër ndeshjet më të vjetra që ende sot rikujtohen nga adhuruesit e Vëllaznimit është udhëtimi në Tetovë në vitin 1965 ku rreth 300 adhurues udhtuan nga Gjakova për të përkrah klubin e zemres kunder Teteksit vendas, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikim në ligen e dyte jugosllave.
Në vitet e 90ta, kur liga e futbollit të Kosoves zhvillohej në stadiume të improvizuara, Vëllaznimi ndeshjet si vendas i luante në fshatin Novosellë të komunes së Gjakoves, dhe pikërisht në mesin e viteve të 90ta tifozeria nga Gjakova fillon të hedh hapat e parë organizativ: kendoheshin kengë kushtuar klubit si dhe paraqitet për herë të parë një flamur kuq e zi rreth 3/7 metra ku shkruhej “Vëllaznimi”, dhe kjo mbahej në duar nga tifozet që qendronin në këmbe përreth fushes ku zhvillohej ndeshja (foto).

Formimi i grupit – 2000

Pas përfundimit të luftes së Kosoves, ashtu siq ndodhi me klube tjera kosovare edhe Vëllaznimi u rikthy në stadiumin e qytetit. Krahas klubit u rikthyen më entuziast dhe më të zhurshmem se asnjëher më parë edhe adhuruesit e shumtë të cilët filluan të sjellin në stadium edhe flamuj të ndryshem të kombinuar me ngjyrat kuq e zi dhe ata adhurues më të zjarrtë filluan të mblidhen në mesin e pjeses perendimore të stadiumit për ti kënduar njëzëri Vllaznimit dhe për të rikujtuar shoket e humbur në luften e Kosoves duke pas parasysh se shumë nga adhuruesit që tani po formonin një grup tifozesh sapo kishin zhvesh uniformen e Ushtris Qlirimtare të Kosoves pasi kishin kryer obligimin Kombtar.
Në qershor të vitit 2000 të shtyrë nga interesimi gjithnjë e më i madhë i adhuruesve që vinin në stadium lindi nevoja për një organizim të mirfilltë dhe kjo hapi rrugë për mbledhjen e parë të tifozve që u mbajt në hapsiren e palestres sportive “Shani Nushi”. Në mbledhjen e parë u vendos që grupi të emrohet “Kuqezinjet e Jakoves” para alternativave tjera të pelqyeshme si “Djemt e Asfalltit”, “Djemt e Jakoves” etj, dhe për ta kujtuar dhe respektuar gjithmonë kontributin e djemve të Gjakoves në luften e Kosoves, vizatimi që kishte në dorë dëshmori i Kombit – Elton Zherka, u vendos të ishte shenja identifikuese e grupit të sapoformuar. Në ketë mbledhje u zgjodh edhe kryesia e grupit me kryetar Jeton Mamusha – Vuqa, që do ti printe një grupi të zjarrtë të tifozeve në qdo stadium ku do luan Vëllaznimi ndeshjet e ardhshme. Në këtë periudhë KZJ mbeshteten Vëllaznimin në qdo ndeshje si vendas dhe vizituan gjitha stadiumet e qyteteve tjera të Kosoves në pëkrahje të klubit kuq e zi. Në këtë periudhë kur qyteti i Gjakoves kalontë në krizë ekonomike, organizimi sidemos për ndeshjet mysafire ishte tejet i vështire por realizohej në bazë të vullnetit, pasionit dhe dashuris së madhe për klubin dhe financohej nga vetë antarët e KZJ.

Bojkoti i vitit 2005 dhe ndikimi i KZJ në ndryshimin e kryesis së Vëllaznimit

Paralizimi i ekonomis së qytetit të Gjakoves që rezultoj si pasojë e luftes, goditi rënde edhe sportin në pergjithsi. Vëllaznimi mbeti pa financim të qendrueshem dhe u detyrua të largohet nga elita e futbollit kosovar. Pikërisht në atë vit, KZJ tregojn karakterin e fortë dhe besnikërin duke përkrah Vllaznimin edhe në fushat e improvizuara ku luanin ekipet e rangut të dyte të Kosoves, shpeshherë duke i ofruar lojtarve mbeshtetje dhe mbrojtje nga presionet që shfaqeshin nga faktorë të ndryshem në ndeshjet si mysafir. KZJ patën rrolë edhe jasht stadiumit duke qenë aktiv në kërkim të donacionave dhe unifikimin e individeve dhe institucioneve për tejkalimin e krizes financiare të klubit.
Mossukseset dhe kriza e rezultateve vazhduan edhe pas rikthimit në eliten e futbollit kosovar, dhe duke vrejt përkeqsimin e situates dhe thellimin në krizë si shkak i përqarjeve të ndryshme të bordit, KZJ vendosen të hidhen në bojkot duke kërkuar me këmbngulje shkarkimin e kryesis së klubit. Gjatë ksaj kohe në stadium paraqiteshin parulla të ndryshme për reforma në klub, ushtroheshin forma të ndryshme presioni deri te paralajmrimi per  rebelim të dhunshme ndaj kryesis dhe kërkohej ndihmë për zgjidhjen e problemeve nga kryetari i komunes së Gjakoves, Aqif Shehu. Gjithë aktivitetet nga KZJ në lidhje me zgjidhjen e krizes së klubit u përkrahen nga qytetaret e Gjakoves dhe qështja e reformave në KF Vëllaznimi morri përmasa më të mëdha dhe detyroj udhëheqsit komunal të marrin me seriozitet zgjidhjen e problemit dhe përfundimisht rezultoj me shkarkimin e kryesis së klubit nga ana e kryetarit të Kuvendit, që më pas siguroj një donator të ri për ta stabilizuar gjendjen financiare të Vllaznimit.

Ndryshimet në KZJ – 2007

Afro dy vite bojkot dhe angazhimet e shumta për ringjalljen e klubit ndikuan në ngecje të KZJ në aspektin e koordinimit dhe paraqitjes në stadium. Duke parë nevojen e hedhjes së hapave të shpejtë për rikthimin e imazhit të grupit, në stadiumin e qytetit në Gjakovë u mbajt mbledhja e dytë në të cilen morren pjesë 25 antar të rrethit të ngushtë dhe u vendos krijimi i kryesis së re prej 7 antarve me kryetar Valon Gexha.
Ndryshimet paten efekt të menjëhershëm pasi që KZJ në ketë periudhë shenojn disa nga paraqitjet më të mira në historin e grupit ndër të cilat veqohen sidemos udhtimet në numër masiv në ndeshje si mysafir, pastaj përmirsimi i dukshem me anë të flamujve, transparenteve dhe paisjeve tjera ndihmse për paraqitje bashkohore të një tifo-grupi.

KZJ jo vetem për KF Vllaznimin

Që nga themelimi në vitin 1999, KZJ përveq futbollit rregullisht kanë përkrah Vëllaznimin edhe në sporte tjera, në veqanti hendboll dhe basketboll. Gjatë vitit 2004 kur basketbolli gjakovar shënoj suksesin më të madhë të periudhes së pasluftes, KZJ organizuan dhe mbeshteten ekipin në pothuajse gjitha 28 ndeshjet kampionale.
Hendbolli gjakovar, edhe pse jo me ndonjë sukses të madhe në ligen e Kosoves, ka pas përkrahjen nga KZJ sidemos në ndeshjet e rëndesishme për klubin.

KZJ dhe Kombtarja Shqiptare

Ende me euforin e qlirimit të Kosoves dhe gëzimin e hapjes së kufirit me Shqipërin, ne vitin 2001 numër i madhë i qytetarve të Gjakoves të udhehequr nga KZJ murren rrugen për në Tiranë në perkrahje të Kombtares Shqiptare kunder Anglis e cila shenoj edhe fillimin e perkrahjes se kombetares nga trojet tjera shqiptare. Që nga ajo ndeshje KZJ vazhdimisht organizuan udhtime për në Tiranë dhe u treguan të hapur për bashkpunim me qdo tifo-grup tjetër shqiptar duke tentuar të shuajn rivalitetet lokale dhe unifikojn fuqinë në stadium. Jo rrallë ndodh që gjatë kalimit të vijes kufitare antarët e KZJ të kalojn kufirin në këmb duke aluduar në mosegzistencen e kufirit në mes Kosoves dhe Shqiperis.

KZJ sot

KZJ mbajnë ende të njejten mënyr udheheqsie duke qenë i vetmi grup i bashkuar i tifozeve të qytetit të Gjakoves dhe janë te regjistruar si organizate jo-qeveritare (Nr. I Rexhistrimit 5111758-1 ) dhe me mbi 200 antar te regjistruar mbeten zë i fuqishëm dhe nje nga simbolet e qytetit në mbëshetje të Vëllaznimit dhe gjitha klubeve tjera sportive të Gjakoves.